Spaghetti cacio e pepe

Këto pastat të marrin në qafë. Kaq di të them. Për të mos thënë që janë ca receta aq të …

Spaghetti cacio e pepe

Këto pastat të marrin në qafë. Kaq di të them. Për të mos thënë që janë ca receta aq të thjeshta sa të çudisin. Cacio e pepe pershembull është një recetë romane ku kombinimi i djadhit, ujit të makaronave dhe piperit arrijnë një shije jashtë kësaj bote.

Për këtë recetë ju duhen

  • Spaghetti
  • Piper i freskët
  • Djath i grirë (idealisht Pecorino romano ose parmigiano)
  • Vaj ulliri
  • Kripe

Përgaitja

  1. Zjeni makaronat 2 minuta më pak se sesa çfarë rekomandohet në paketim.
  2. Në një tigan të madh, hidhni vaj ulliri, piperin e sapo grirë edhe sapo të jenë makaronat gati, shtojeni edhe ato. Hidhni nje gjyem gote ujë nga ato të makaronave dhe lereni të gatuhet për rreth 2 minuta duke e trazuar herë pas here.
  3. Uleni nxehtësine, hidhni djathin e grirë edhe trazojeni.

Shërbejeni menjëherë. Kjo recetë këshillohet të shoqërohet me një Coca-Cola të ftohtë.