Sallate pranverore me pule — 55g proteine, nen 470 kalori
Dreka me e lehte dhe me e plote qe mund te beni kete pranvere. 15 minuta, pa stres.
Ka dicka tek pranvera qe me ben te dua te ha me lehte. Dhe kur e kalon dimrin me mantren "peshohuni pas kaposhit" qe s'ka asgje te keqe por tani qe koha ngrohet, xhani sec kerkon dicka tjeter.
Kjo sallate eshte ajo dicka. Plot proteina, shume pak kalori, dhe (kjo eshte pjesa me e rendesishme) — behet ne 15 minuta pa u menduar shume.
Pse sallata eshte vakt ideal per makro
Sallata ka nje reputacion te keq. Shume njerez mendojne se eshte ushqim diete, dicka qe ha kur do te humbasesh peshe dhe vuash pak. Por e verteta eshte se nje sallate e bere mire eshte vakt i plote — me proteina, me fiber, me ngjyra qe te bejne mire.
Sekreti eshte i thjeshte: fileto pule e mire dhe nje salce qe nuk ben dengla. Ketu duhet te keni pakez kujdes, shumica e salcave te gatshme jane bomba kalorike. Nje luge gjelle majoneze ka me shume kalori se gjithe sallata bashke. Une perdor vetem vaj ulliri dhe uthull balsamike. Lehte, e fresket...por mos harroni ta peshoni. Qasja ime eshte kryesisht vetem 5 gram vaj ulliri per sallate. 5 grame eshte nje luge e vogel caji (e di, e di...)
Perberesit
Per pulen:
- 250g fileto gjoksi pule
- 5g vaj ulliri
- Paprika pluhur
- Rigon
- Hudher pluhur
- Rozmarine
Per sallaten:
- Nje dore sallate mix (rukola, spinaq, ose cfare do qe keni a doni)
- Nje grushte pomodorini
- 50g kastravec (rreth 1/4 e nje kastraveci)
- 3 luleshtrydhe (po, eshte sezoni!)
- Gjysme speci
Per salcen:
- 5g vaj ulliri
- 2 luge gjelle uthull balsamike
- Kripe
- Pak piper per arome
Opsionale: Pak miser ose fasule kidney nga konserva — per fiber ekstra.
Pergatitja
- Ndizni airfryer-in ne 200°C.
- Lyeni fileton me vaj ulliri dhe ereza — paprika, rigon, hudher, rozmarine. Mos u merrni shume me matjen e erezave, bejeni me sy.
- Vendoseni ne airfryer per 12-14 minuta. Kthejeni nje here ne mes. Duhet te marre ngjyre te bukur te arte dhe kur ta preni, lengu duhet te dale i qarte.
- Nderkohe, pergatitni salaten ne nje pjate te madhe. Gjethet posht, perimet siper.
- Prisni kastravecin, pomodorinin, specin ne shirita, luleshrydhet si ti doni.
- Pergatitni salcen: perzieni vajin e ullirit me uthullen balsamike, kripen dhe piperin.
- Prisni pulen ne feta dhe vendoseni siper salates.
- Hidhni salcen siper. Menjehere.
Makro (pa fasulen/misrin)
| Kalori | ~468 kcal |
| Proteina | ~55g |
| Karbohidrate | ~17g |
| Yndyre | ~16g |
Po ti shtoni fasule, i shtoni rreth 60 kcal dhe 7g fiber. Ia vlen.
Kjo eshte dreka ime e preferuar keto dite. 15 minuta, nje pjate, dhe dal nga tryeza pa peshe ne bark. Provojeni kete fundjave — pranvera eshte shume e shkurter per te mos e shijuar.