Recetat e Mamit: Pispili me spinaq dhe borzilok

Mbaj mend qe kur isha i vogel, koncepti i pispilise ishte nje gje qe ishte perhere verdalle, ne frigorifer, me …

Recetat e Mamit: Pispili me spinaq dhe borzilok

Mbaj mend qe kur isha i vogel, koncepti i pispilise ishte nje gje qe ishte perhere verdalle, ne frigorifer, me feta shume te holla dhe krokante, dhe perhere ngjitur me kosin. Ishte nje super snack i fresket dhe nese e doni te ngrohte, akoma me mire.

Keto jane recetat e mamit te cilave u kam shtuar dicka me interesante dhe thjeshtuar ne maksium pasi ne fund te fundit, gjithe ideja e Delicious eshte tejkalimi i asaj barrieres te gatimit. Kjo recete eshte e formes: hidhi gjerat nje nga nje pa ndonje shkence te madhe.

Per te bere pispili me spinaq ju duhen:

  • 150 gr miell misri
  • 500gr spinaq te pergatitur dhe te prere
  • koper e prere holle
  • Paprika
  • Speca te kuqe djegese te thara
  • 1 veze
  • 2 gota qumesht
  • Pak gjalp ne temperature ambienti dhe pakez vaj ulliri
  • 1 qepe e vogel e prere holle
  • pak djath te bardhe
  • borzilok I fresket
  • Kriper dhe piper I fresket per marinium

Pergatitja:

  • Nxehni furren ne 180 grade
  • Ne nje tigan, hidhni pak vaj ulliri dhe pak gjalp, dhe skuqeni qepen me pak kripe, piper dhe paprika. Sapo te zbutet, shtoni spinaqin, te cilit I hedhim dhe pak piper te fresket dhe speca te kuqe djegese te thara. Mqs spinaqi eshte I gatuar sdo shume kohe. Shtoni disa luge qumesht dhe sapo te jete gati dhe lereni menjeane.
  • Pasi te ftohet, shtoni vezen e rrahur, dhe qumeshtin qe ka ngelur. Trazojeni mire. Gjate trazimit hidhni miellin avash avash.
  • Trazojeni mire deri sa te jete bere bashke.
  • Shtoni djathin e bardhe te prere ne kubike te vegjel dhe borzilokun e fresket (une preferoj ti le gjethet e plota – borziloku ndikon ne shije dhe ne te njejten kohe, kur kafshon gjethen, e ndjen miiire).
  • Ne nje tave, ose lyejeni me gjalp, vaj ulliri, ose me spray. Nese tava eshte pakez e thelle, une preferoj te vendos nje leter kuzhine dhe eliminoj ngjitjet.
  • Piqeni  per 30-40 minuta ose deri sa te marri nje forme krokante.
  • Nxirreni nga furra, lereni te ftohtet.
  • Priteni ne katrore dhe sherbejeni me kos te fresket.